Së shpejti seancë e përbashkët qeveritare Maqedoni-Kosovë (VIDEO)

Maqedonia dhe Kosova parashikojnë përforcim të bashkëpunimit në më shumë fusha, veçanërisht në transportin hekurudhor, diasporë, mbrojtje, inovacione, kulturë dhe ekonomi.

Marketing

E gjithë kjo do të realizohet përmes nënshkrimit të marrëveshjeve për intensifikim të bashkëpunimit në këto fusha edhe atë në seancën e parë të përbashkët të qeverive të Maqedonisë dhe të Kosovës.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani dje në seancë qeveritare ishte emëruar koordinator për seancën dhe ai së bashku me zëvendëskryetarin e Qeverisë së Kosovës duhet të caktojnë datë për mbajtjen e seancës, informon në konferencën e sotme për shtyp zëdhënësi qeveritar Muhamed Hoxha.

Qeveria e Maqedonisë deri më tani ka mbajtur me qeveritë të Bullgarisë dhe të Shqipërisë.