Seanca e Qeverisë, në ora 12:00

Shërbimi për informim të publikut i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ka njoftuar se seanca që u paralajmërua për sot, do të fillojë në ora 12:00.

Marketing

Edhe pse në njoftim nuk shkruan, se do të diskutohet për rekomandimin e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse për heqjen e testit PCR me shtetet e rajonit, kjo është paralajmëruar se do të ndodh dje nga kryeministri, Zoran Zaev.

Krahas kësaj, në këtë seancë do të diskutohet edhe për propozimet e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit me Ujërat, siç është Propozim – Programi për ndryshim dhe plotësim të Programit për përkrahje financiare në bujqësi për këtë vit.

Në këtë seancë, do të shqyrtohet dhe Propozim – vendimi për vërtetim të prioriteteve strategjike të Qeverisë gjatë vitit 2021, si hap i parë për realizim të procesit për planifikim strategjik 2021 – 2023 dhe për operacionalizim të Programit për punë të Qeverisë për periudhën 2020 – 2024./TV21