Seanca gjyqësore për rastet “Titanik” dhe “Titanik 3”

Në Gjykatën Penale në Shkup për sot janë planifikuar të vazhdojnë gjykimet për rastet e PSP-së “Titanik” dhe “Titanik 3”.

Marketing

Në seancën e fundit për rastin “Titanik” i cili ka të bëjë me parregullsi zgjedhore, u prezantuan dëshmi materiale, përshkrime nga vendet zgjedhore dhe biseda telefonike. Në këtë rast të akuzuar janë Nikolla Gruevski, Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkoska-Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temellko dhe disa të tjerë.

Ata dyshohen për shoqërim kriminel, dëmtim të të drejtës së votës, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe shkatërrim të materialit zgjedhor.

Ndërsa në rastin “Titanik 3” të akuzuar janë deputeti i BDI-së Ejup Alimi dhe Ismet Guri. Ata dyshohen se si anëtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor në Çair në zgjedhjet lokale të vitit 2013 kanë shkatërruar materialin zgjedhor.

Marketing