Seanca gjyqësore për “Target-Fortesa” anulohet për më 13 dhjetor

Më 13 dhjetor vazhdon seanca gjyqësore për rastin “Target-Fortesa” të PSP-së në të cilin i akuzuari i parë është ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, ish shefi i Drejtorisë së Pestë në MPB Goran Grujevski dhe i punësuari në DSK Nikolla Boshkoski, të cilët janë në paraburgim në Greqi, si dhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska, shefi i kabinetit të Mijalkovit, Toni Jakimovski, Vladimir Varelov nga DSK-ja dhe edhe pesë persona të tjerë të Drejtorisë.

Marketing

Para fillimit të seancës, avokatët e të akuzuarit Mijallkov kërkuan anulimin e seancës për shkak të seancës publike të caktuar në Gjykatën Penale që duhet të vendosë për ankimimin e arrestimit të Sasho Mijallkovit, të parashtruar më 1.12.2018.

Kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Xheneta Bektoviq pas konsultimit me jurinë gjyqësore e pranoi kërkesën dhe e anuloi gjykimin.

Në seancën e sotme duhej që të vazhdonte marrja në pyetje e dëshmitarit Gjorgji Lazarevski i cili në seancën paraprake në deklaratën e tij e sqaroi të gjithë procedurën e zbulimit dhe prezantimin e bisedave të përgjuara nga DSK-ja tek Zoran Verushevski, i cili, gjithashtu, është thirrur që të dëshmojë në disa prej seancave të ardhshme.

Marketing