Seanca konstituive e Parlamentit, caktohet për nesër në mesditë

Seanca e Kuvendit nuk do të mbahet sot. Ajo është shtyrë për nesër në ora 12. Pritet që të rizgjidhet kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ndërsa edhe përkundër paralajmërimeve ajo nuk ndodhi sot, gjoja për shkak të konsultimeve partiake, të cilat ende vazhdojnë.

Marketing

Zgjedhjen e sotme të Xhaferit dje e paralajmëroi lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në takimin e Këshillit qendror të partisë ku u konfirmua marrëveshja koalicionuese me LSDM-në dhe u shpallën emrat e kandidatëve për ministra në qeverinë e re.

Pritet që propozimi i zgjedhjes së Xhaferit për kryetar të kuvendit të parashtrohet në Parlament me nënshkrimin e 20 deputetëve.

Me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, për herë të parë duhet të konfirmohet shumica e re parlamentare, të cilën e përbëjnë 62 deputetë – 46 nga LSDM dhe Koalicioni “Mundemi”, 15 nga BDI dhe një nga PDSH. Pas zgjedhjes, kryetari i Kuvendit gjatë ditëve në vijim duhet të caktojë edhe seancë për zgjedhje të Qeverisë së re që do ta udhëheqë lideri i LSDM-së, Zoran Zaev. (koha.mk)

Marketing