Seanca kuvendore për ndryshimet kushtetuese është ricaktuar për nesër

Seanca kuvendore në të cilën duhej të fillojë faza e tretë dhe e fundit e ndryshimeve kushtetuese sipas Marrëveshjes së Prespës është ricaktuar për nesër në orën 12. Fillimisht seanca sot duhej të mbahej në orën 13, ndërsa pastaj ishte anuluar për në orën 15, por nuk filloi. Kryeministri Zoran Zaev ka biseduar me partinë BESA të Bilall Kasamit edhe rreth kërkesave të tyre, në fokus të mënyrës se si do të definohet shtetësia, por për momentin nuk ka informacione për vazhdën e bisedimeve.

Marketing

Paraprakisht sot kryeministri Zaev tha se Besa është parimisht e vendosur për këtë çështje, ashtu si janë edhe tetë deputetët tjerë të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit, dhe janë “të parët të cilët mbrojnë identitetin maqedonas”.

“Thelbi i Lëvizjes BESA është që përmes formulimit të maqedonas /qytetar i RMV të mos lihet përshtypje se shqiptarët, turqit, serbët, vllehët, romët dhe të gjithë të tjerët në shtet do të jenë maqedonas. Ky është thelbi.Po kërkohen aspektet teknike për zgjidhje. Gjithsesi shtetësia është e Maqedonisë dhe ashtu do të mbetet. Për këtë nuk ka dilemë. BESA nuk kërkon të ndryshohet identiteti apo ngjashëm”, deklaroi Zaev.

Para Kuvendit tashmë dy ditë po organizohet protestë në organizim të shoqatave “Maqedonia bllokon” , “Vëllazëria krishtere”, partia “Maqedonia e Vetme” dhe “Tvërdokorni”. Qytetarëve para Kuvendit sot pasdite iu bashkëngjit edhe lideri i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski, i cili paralajmëroi se do të mbajë fjalim para të pranishmëve.

Që të kalojnë ndryshimet kushtetuese në fazën e tretë nevojitet shumicë prej dy të tretave, ndërsa siç theksoi edhe vetë Zaevi, si edhe zëdhënësi i LSDM-së Kostadin Kostadinov, se a do të arrihet kjo shumicë do të dihet në ditën e votimit. Por nuk theksuan se kur saktë do të ndodhë kjo.

Marketing