Seanca pa media për shkak të situatës me koronavirus

Kuvendi i Kosovës njofton se seanca plenare për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, do të zhvillohet pa praninë e mediave për shkak të situatës me koronavirus.

Marketing

Ky vendim është marrë në mbledhjen e djeshme të kryesisë.

Seanca mund të ndiqet nëpërmjet linkut që do ta ofroj në:

-Web Faqen e Kuvendit;

-Kanalin zyrtar të Kuvendit në Youtube;

-Radio Televizionin e Kosovës, si medium publik