Seanca të gjashtë komisioneve parlamentare

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot seanca duhet të mbajnë komisionet për çështjet e zgjedhjeve dhe emërimeve, për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, për financim dhe buxhet, për transport dhe lidhje dhe ekologji, për bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave, si dhe Komisioni Ligjvënës-Juridik.

Marketing

Komisioni parlamentar për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve duhet të vazhdojë seancën të cilën e filloi dje. Në rend dite të seancës e cila filloi dje, mes tjerash janë Vendimi për zgjedhjen e kryetarëve, zëvendëskryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të komisioneve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Përcaktimin e propozim-vendimit për ndryshimin e Vendimit për themelimin e grupeve parlamentare të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me parlamentet e shteteve të tjera dhe zgjedhjen e kryetarëve dhe anëtarëve të grupeve parlamentare të Kuvendit për bashkëpunim me parlamentet e shteteve të tjera, si dhe Përcaktimin e propozim-vendimit për ndryshime të Vendimit për zgjedhjen e shefit, anëtarëve dhe zëvendës anëtarëve të Delegacionit të Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior. (AP NATO).

Ata duhet të përcaktojnë edhe Propozim-vendimin për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Propozim-vendimin për ndryshimin e anëtarëve të Bordit Drejtues të Agjencisë për Rregullimin e Sektorit Hekurudhor.

Në rend dite të kësaj seance është edhe Kontrollimi i kandidaturave të dorëzuara pas Vendimit për publikimin e konkursit publik për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” numër 120/2019) Komisioni për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi.
Anëtarët e Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive do të debatojnë për Propozim-ligjin për provimin e jurisprudencës, në lexim të parë, ndërsa anëtarët e Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji për Propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për aviacion, në lexim të parë dhe për Raportin për realizimin e programit vjetor për punë dhe zhvillim të Agjencisë për Fluturime Civile për vitin 2018.

Në rend dite të Komisionit për Financim dhe Buxhet është Raporti vjetor për revizionet e bëra dhe për punën e Entit Shtetëror të Statistikës në vitin 2018, ndërsa e Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave Propozim i ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural dhe Propozim i ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për verën, të dyja në lexim të parë dhe të dorëzuara nga deputeti Panço Minov.

Në Kuvend sot dy seanca duhet të mbajë edhe Komisioni Ligjvënës-Juridik, ndërsa në një nga to, e cila filloi dje, propozim pika edhe Propozimi-ligji për regjistrimin e popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në vitin 2020, për të cilën ishte anuluar debati i Komisionit për Çështje Evropiane. /MIA/