Seanca të katër komisioneve kuvendore

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajnë seanca Komisioni për financim dhe buxhet, Komisioni për arsim, shkencë dhe sport, Komiteti për marrëdhënie ndër-komunitare dhe Komisioni juridiko-ligjdhënës.

Marketing

Në axhendën e Komisionit për financim dhe buxhet janë Projektligji për plotësimin e Ligjit për financimin e njësive të vetëqeverisjes lokale dhe projektligji për plotësimin e Ligjit për financimin e njësive të vetëqeverisjes lokale, si në procedurë të shkurtuar ashtu edhe në në leximin e dytë.

Para anëtarëve të Komisionit për arsim, shkencë dhe sport janë Projektligji për plotësimin e ligjit për parandalimin e dhunës dhe sjelljes së keqe në konkurset sportive dhe Projektligji për ndryshimin e ligjit për veprimtarinë kërkimore shkencore, që të dy në lexim të parë.

Prezantimi i draft programit për punën e Komitetit për marrëdhëniet ndër-komunitare gjatë vitit 2021 është në axhendën e mbledhjes të këtij Komiteti.

Në rendin e ditës të seancës së Komisionit juridiko-ligjdhënës janë Projektligji për plotësimin e ligjit për financimin e njësive të vetëqeverisjes lokale dhe Projektligji për ndryshimin e Ligjit për kundërvajtje, në procedurë të shkurtuar, në lexim të dytë.

Marketing