Seanca të pesë komisioneve kuvendore

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë Veriore për janë caktuar seanca të komisioneve për punë dhe politikë sociale, për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, për mbrojtje dhe siguri, për financim dhe buxhet dhe Komisioni ligjdhënës-juridik.

Marketing

Në rend dite të Komisionit për punë dhe politike sociale është Raporti vjetor për punën e Agjencisë për supervizion dhe sigurim pensional me financim kapital për vitin 2018.

Anëtarët e Komisionit për financim dhe buxhet megjithatë do të debatojnë për raportin vjetor të punës së Komisionit për letra me vlerë të Republikës së Maqedonisë Veriore për vitin 2018.

Në seancën e Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive janë Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për kundërvajtje në lexim të parë dhe plotësimin e Ligjit për festat në Republikën e Maqedonisë në lexim të parë dhe Raporti vjetor për punën e Këshillit të prokurorëve publik të Republikës së Maqedonisë Veriore për vitin 2018.

Në seancën e Komisionit të mbrojtjes dhe sigurisë është Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për zjarrfikësit në lexim të parë.

Anëtarët e Komisionit Ligjdhënës-juridik do t’i shqyrtojnë ndryshimet e Ligjit për kundërvajtje.,Ligjit për festat në Republikën e Maqedonisë, Kërkesën për dhënie interpretim autentik nenit 85 paragrafi 1 nga Ligji i nëpunësve administrativ i parashtruar nga kryetari i komunës së Karposhit, Kërkesa për dhënie interpretim autentik nenit 83 të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor i parashtruar nga deputeti Nikolla Kicevski, Kërkesë për dhënie interpretim autentik nenin 102 nga Ligji për shërbime mediatike autdio dhe audiovizuale i parashtruar nga kryetari i Komunës së Radovishit dhe Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për zjarrfikësit në lexim të parë. .

Marketing