Seanca të reja gjyqësore për lëndët “Titanik” dhe “Maxhar telekom”

Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup për sot janë caktuar seanca të reja gjyqësore për lëndët “Titanik” dhe “Maxhar telekom” të PSP-së, të cilat i ndërmori në kompetenca dhe veprim të mëtutjeshëm Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Përfaqësues i të dy lëndëve është prokurorja Lile Stefanova, për të cilën Këshilli i Prokurorëve Publikë më 16 shtator solli vendim me të cilin ishte shkarkuar nga PSP-ja dhe ishte kthyer në PTHP-në amë në Radovish.

Prokurori shtetëror publik Lubomir Jovevski dje e autorizoi prokuroren Lile Stefanova që ajo edhe më tutje mbetet kompetente për lëndët të cilat i udhëhiqte në PSP, “Titanik”, “Trajektorja” dhe “Maxhar telekom”.

Rasti për parregullsitë zgjedhore “Titanik” gjendet në procedurën dëshmuese dhe atë e udhëheq gjykatësi Osman Shabani, ndërsa përfaqësuese e mbrojtjes është Lile Stefanova.

Përveç ish kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili është në arrati, në “Titanik” të akuzuar janë edhe Kiril Bozhinovski, Gordana Jankulloska, Mile Janakieski, Biljana Brishkoska Boshkovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temellko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçevski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashjakovska.

Ata janë të dyshuar për bashkëpunim kriminal, shkelje të së drejtës së votës, shkelje të lirisë së votuesve për të votuar, ryshfet në zgjedhje dhe votim, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të financimit të fushatës zgjedhore.

Rasti “Maxhar telekom” udhëhiqet kundër ish drejtorit të përgjithshëm të Telekomit të Maqedonisë, Atila Sendrei, drejtori financiar Rolf Plat, si dhe dy persona të tjerë për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe lidhjen e marrëveshjeve fiktive për shërbime konsultimi me firma qipriote

Marketing