Në Gjykatën penale për sot janë caktuar seanca të reja për lëndët e Prokurorisë Speciale Publike “Titanik” dhe “Titanik 3”.Seanca për lëndën “Titanik” duhet të vazhdojë me dëgjimin e “bombave” nga dëshmitë materiale të PSP-së.

Në “Titanik” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish-funksionarët Martin Protugjer, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.

Ata dyshohen nga PSP për shoqërim kriminel, shkelje të së drejtës së votimit, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim i materialit zgjedhor dhe keqpërdorim i mjeteve për financim të fushatës zgjedhore në vitin 2012.

Sot gjithashtu vazhdon gjykimi për lëndën e PSP-së “Titanik 3” ku të akuzuar janë Ejup Alimi dhe Ismet Guri, pasi si anëtarë të Komisionit komunal zgjedhor në Çair në vitin 2013 kanë “prishur material zgjedhor”, seanca sot vazhdon me dëshminë e 8 dëshmitarëve të rinj.

Në seancën e fundit dëshmuan Imran Demiri dhe Semiha Tahiri, të cilat ishin kryetare të vendvotimeve në Çair gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2013. Të dyja dëshmitaret kanë dëshmuar se procesi ka kaluar pa probleme të theksuara.

Seanca e radhës do mbahet më datën 18 të këtij muaji ku do të dëgjohen 8 dëshmitarë. Gjykimi nga seanca e kaluar kishte nisur nga fillimi për shkak të ndërrimit të Trupit gjykues.

Artikulli paraprakShkup, sanksionohet mbi 20 këmbësor për kundërvajtje në trafik
Artikulli tjetërBisedë telefonike Zaev-Cipras pas dorëheqjes së Koxias