Seanca të reja për lëndët “Target- Fortesa” dhe “Toplik”

Gjykimi për ndjekjen joligjore të komunikimeve “Target’ Fortesa” të PSP-së duhet të vazhdojë sot me pyetjet e kryqëzuara të dëshmitarit Zvonko Kostovski nga ana e të akuzuarit Sasho Mijallkov dhe me dëgjimin e dëshmitarit tjetër Sasho Trajkovski.

Marketing

Pyetjet e kryqëzuara ndaj Kostovskit ka filluar që në seancën e kaluar.

Rasti gjendet në procedurën e dëshmisë dhe udhëhiqet nga gjykatësi Zheneta Begtoviq, ndërsa përfaqësues i akuzës është PSP-ja.

Në lëndën “Target-Fortesa” të PSP-së të akuzuar janë ish-shefi i Drejtorisë së pestë në MPB Goran Grujevski, Nikolla Boshkoski, ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, ish-drejtori i SDSK-së Sasho Mijallkov, Toni Jakimovski, Vladimir Varelov nga DSK edhe pesë persona të tjerë nga Drejtoria.

Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve për ndjekjen e komunikimeve në DSK në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015 në mënyrë të kundërligjshme janë ndjekur 4.286 numra telefoni për të cilët aspak nuk janë dhënë urdhra gjyqësor.

Komunikimi është ndjekur para se të jepen dhe pas përfundimit të kohëzgjatjes së vlefshmërisë së urdhrave gjyqësore të 1.541 numra ose gjithsej 5.827 numra të telefonit. Janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë.

Ndërkohë, sot në Gjykatën penale është caktuar seancë e re për lëndën lëndën “Toplik” ku sipas aktakuzës të PSP-së, i dyshuar i parë është Mile Janakieski, si person udhëheqës në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve i cili në kundërshtim me Ligjin për furnizime publike ka krijuar Komision për tenderë të cilit i ka urdhëruar të zgjedh ofertues për blerje dhe disponim me tokë shtetërore për ndërtimin e kompleksit elitar “Qyteti i diellit” në Sopishte edhe pse kompania nuk i ka plotësuar kushtet për këtë.

Janakieski dhe pesë të tjerët e kanë dëmtuar Buxhetin e shteti për 64.206.839 denarë gjegjësisht për një milionë e 44.000 euro.

Marketing