Seanca të reja për lëndët “Tarifa” dhe “Treqind”

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahen seanca për “Tarifën”, “Monstrën” dhe “Treqind” të PSP-së.

Marketing

Në bankën e të akuzuarve sot duhet të ulen ish drejtori i përgjithshëm i SHA “ELEM” Dejan Boshkovski dhe dy persona tjera të cilët akuzohen për rastin “Tarifa”. Bëhet fjalë për akuzë të furnizimit kundërligjor të sistemit softuerik për nevojat e kompanisë shtetërore “Elektranat e Maqedonisë” në vlerë rreth katër milionë euro.

Në Gjykatën Penale në Shkup sot sërish ka filluar gjykimi për rastin “Treqind” të Prokurorisë Speciale Publike, kundër ish-zëvendësministrit të Punëve të Brendshme Gjoko Popovski për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë furnizimit të 300 automjeteve për nevojat e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Gjykatësja Dobrilla Kacarska në maj të vitit të kaluar e dënoi Popovskin me nëntë vjet burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë zbatimit të procedurës tenderiale dhe zgjedhjen e ofertës më të volitshme gjatë furnizimit të 300 automjeteve për nevojat e Ministrisë së Brendshme.
Sipas akuzës së PSP-së Popovski nuk i ka respektuar rregullat ligjore për furnizim publik dhe e ka dëmtuar buxhetin 453.570 euro.

Marketing