Seanca të reja për lëndët “Trajetorja” dhe “Titanik 3”

Në Gjykatën Penale për sot janë caktuar seancat gjyqësore për lëndët e Prokurorisë Speciale Publike “Trajektorja” dhe “Titanik 3”.

Marketing

Me leximin e mesazheve SMS duhet të vazhdojë gjykimi për lëndët “Trajektorja” ku janë të akuzuar disa ish funksionarë se i kanë tejkaluar autorizimet gjatë zgjedhjes së kompanisë për ndërtimin e akseve të autostradës deri në Shtip dhe Ohër.

Në rastin “Trajektorja” janë të akuzuar ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish drejtori për Rrugë Shtetërore Lupço Georgievski.

Në Gjykatën Penale seanca gjyqësore do të mbahet edhe për lëndën “Titanik 3” ku janë të akuzuar Ejup Alimi dhe Ismet Guri, sepse si anëtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor në Çair “kanë shkatërruar material zgjedhor”.

Avokatët e Alimit dhe Gurit në seancat paraprake para Gjykatës kanë thënë se me më shumë fakte gjatë procedurës do të dëshmojnë se klientët e tyre nuk janë fajtorë, si dhe se në momentin kontestues të aktakuzës nuk kanë pasur kurrfarë funksioni që do të ndikonin që të kryhet vepër penale për të cilat i akuzon PSP.

Marketing