Seanca të reja për ‘Maxhar Telekom’, ‘Thesari’ dhe ‘Transportuesi’

Në Gjykatën penale në Shkup sot duhet të mbahen seanca për “Maxhar Telekom”, “Thesari” dhe “Transportuesi” të Prokurorisë Speciale Publike.

Marketing

Gjykimi për “Maxhar Telekom” filloi në vitin 2011, ndërsa kohë më parë rastin e mori PSP-ja. Rastin e udhëheq gjykatësja Lenka Davitkova, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është Lile Stefanovska nga PSP-ja.

Në seancën e sotme duhet të merren në pyetje dëshmitarët Sllobodan Bogoevski dhe Borçe Davitkovski.

Për keqpërdorimin e pozitës zyrtare akuzohen drejtori i përgjithshëm i Telekomit të Maqedonisë, Atila Skenderi, drejtori i financave, Rolf pllat, si dhe Mihail Kefalojanis dhe Zoltan Keshius, të cilët ishin të dyshuar se kanë nënshkruar marrëveshje fiktive për shërbime konsultuese me shtëpinë qipriote konsultuese “Çalteks holdings limited” dhe në këtë mënyrë e kanë dëmtuar “Telekomin e Maqedonisë” dhe Buxhetin e Maqedonisë, sepse Qeveria ishte aksionare.

Në rastin “Thesari” i akuzuari i parë është ish-drejtori i DSk-së Sasho Mijalkov, si dhe ish-shefi i kabinetit të tij Toni Jakimovski, ish-ndihmës ministri në MPB Nebojsha Stajkoviq dhe ish-shefi i Drejtorisë së pestë në MPB Goran Grujevski.

Ata akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizim dhe shkaktim të dëmit në Buxhet në vlerë prej 862.045 euro për furnizimin e pajisjes elektronike të komunikimit për nevojat e Drejtorisë së pestë pranë DSK-së dhe trajnim për shfrytëzimin e saj nga një ndërmarrje nga Britania e Madhe.
Në bankën e të akuzuarve sot gjithashtu duhet të ulen edhe të akuzuarit për lëndën “Transportuesi”.

Ish-kryetari i qytetit të Manastirit Vlladimir Taleski dhe edhe 20 persona të tjerë në këtë rast akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare lidhur me organizimin e transportit të nxënësve në Manastir, me çka është bërë mashtrim në rreth 360.000 euro.

Marketing