Seanca të reja për rastet ‘Monstra’, ‘Trajektorja’ dhe ‘Tarifa’

Në Gjykatën penale sot në Shkup duhet të mbahen seanca të reja për rastet “Monstra”, “Trajektorja” dhe “Tarifa”.
Rastin “Monstra”, i cili i përket vrasjes së pesëfishtë afër Liqenit të Smillkovës më 12 prill të vitit 2012, e udhëheqë gjykatësi Ognen Stavrev dhe ndodhet në procedurë dëshmuese.

Marketing

Për vrasjen e pesëfishtë afër Liqenit të Smillkovës më 12 prill të vitit 2012, kur u vranë djemtë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naçevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, me burg të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailloviq, Fjezi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.

Gjykata supreme në dhjetor të vitit 2017 i anuloi aktvendimet, i liroi nga paraburgimi të dënuarit Agim Ismailloviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri, dhe u caktoi masa të kujdesit. Pas heqjes së aktvendimeve, rastin “Monstra” e mori PSP dhe lënda u kthye në rigjykim.

Rasti “Trajektorja” ndodhet në procedurë dëshmuese dhe në të të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i cili po gjykohet në mungesë, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, ish-zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski dhe ish-drejtori i NP “Rrugët shtetërore”, Ljupço Georgievski.

Sipas aktakuzës së PSP-së, të akuzuarit në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë disa veprime me të cilat në procedurën për zgjedhje të kompanisë për ndërtimin e autostradave Milladinovci -Shtip dhe Kërçovë – Ohët i shfrytëzuan dhe tejkaluan autorizimet e veta. me atë e kanë dëmtuar Buxhetin së paku 155 milionë euro.

Në gjykatë sot duhet të mbahet seancë edhe për lëndën “Tarifa”, në të cilën të akuzuar janë ish-drejtori i përgjithshëm i SHA “ELEM”, Dejan Boshkovski dhe dy persona të tjerë për furnizim të jashtëligjshëm të sistemit softuerik për nevojat e kompanisë shtetërore “Elektranat e Maqedonisë” në vlerë prej rreth katër milionë eurove.

Sipas PSP-së, të akuzuarit e kanë keqpërdorur pozitën zyrtare dhe autorizimin në procedurën për furnizim publik të softuerit – “ERP sistem”. Të akuzuarit me moskryerjen e detyrës zyrtare mundësuan që personi juridik – konzorciumi, i cili më vonë e fitoi tenderin, të kualifikohet në fazën e dytë të negociimit gjatë furnizimit publik, edhe pse nuk kishte parashtruar dokumentacion komplet.