Seanca të reja për rastet “Titanik”, “TNT”, “Llaskarcë” dhe “Maxhar Telekom”

Në Gjykatën Penale në Shkup sot janë caktuar seanca të reja për lëndët “Titanik”, “TNT”, “Llaskarcë” dhe “Maxhar Telekom”.

Marketing

Gjykimi për aksidentin në Llaskarcë më 13 shkurt të këtij viti ku jetën humbën 16 persona gjendet në procedurë dëshmuese dhe duhet të vazhdojë me dëgjimin e ekspertit nga FETI.

Rastin “Llaskarca” e udhëheq gjykatësja Diana Gruevska-Ilievska, ndërsa, përfaqësues i aktakuzës është prokurori Darko Jakimovski, nga Prokuroria e Shkupit.

Për aksidentin akuzohen gjashtë persona. Pronari i kompanisë “Durmo Turs”, Durmish Beluli, përgjegjësi i transportit Remzi Miftari dhe shoferi i autobusit Manoill Trifunovski akuzohen për veprën penale “vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion”. Nga ana tjetër të akuzuarit e mbetur Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski, të punësuar në Stacionin për kontroll teknik, ngarkohen për veprën penale “bashkëveprim në të njëjtin akt”.

Gjykimi për parregullsitë zgjedhore “Titanik” gjendet ndodhet në procedurë dëshmie dhe përfaqësues i të aktakuzës është Lile Stefanova.

Përveç ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili është në arrati, më “Titanik” të akuzuar janë edhe Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska,Biljana Brishkoska Boshkovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temellko, Leko Ristoski, Kirill Todorovski, Katerina Vellovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashjakovska.

Ata dyshohen për bashkëpjesëmarrje kriminele, shkeljen e të drejtës së votimit, shkeljen e lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfetit gjatë zgjedhjeve dhe votimit, asgjësimin e materialit zgjedhor dhe keqpërdorimin e mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore. Rastin e hapi PSP, që më pas ta ndërmarrë Prokuroria Publike shtetërore, ndërsa rasti sërish i është dhënë prokurores publike Lile Stefanova.

Rasti kundër ish gjeneralit dhe drejtorit financiar të “Telekomit të Maqedonisë”, Atila Sendrei dhe Rolf Plat, si dhe dy persona tjerë për keqpërdorim të pozitë

Marketing