Në Gjykatën penale sot duhet të mbahen seanca për lëndët e Prokurorisë Speciale Publike “Titanik” dhe procedurat e ndara për “Tank” dhe “Dhunë në komunën Qendër”.

Në seancën e fundit për “Titanik” në të cilën të akuzuar janë shumë ish-funksionarë për zgjedhjet në vitin 2013 janë dëgjuar 122 “bomba”.

Për këtë lëndë deri më tani në gjykatë janë dëgjuar gjithsej 243 “bomba”, ndërsa për rastin PSP-ja ka propozuar 1.063 “bomba”, 191 dëshmitarë dhe 5.910 prova materiale.

Në “Titanik” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish-funksionarët Martin Protugjer, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.

Ata dyshohen nga PSP për shoqërim kriminel, shkelje të së drejtës së votimit, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim i materialit zgjedhor dhe keqpërdorim i mjeteve për financim të fushatës zgjedhore në vitin 2012.

Në Gjykatën penale duhet të vazhdojë gjykimi për ish-ministren e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska në procedurën e ndarë për rastin “Tank” të PSP-së.

Në seancat paraprake janë marrë në pyetje dëshmitarë, të cilën në njëfarë mënyre u përfshinë nëfurnizimin publik të automjetit të blinduar “mercedes gard” në vlerë prej 600 mijë eurove në vitin 2012.

Dëshmitarët që u dëgjuar në seancat e deritanishme në procedurën e ndarë në rastin “Tank” janë dëgjuar edhe në rastin i cili tani më ka përfunduar me aktgjykim prej dy viteve burg për ish kryeministrin Nikolla Gruevski si nxitës për kryerjen e veprës dhe gjashtë vjet e gjashtë muaj burg për ish-ndihmës ministrin në MPB, Gjoko Popovskin.

Në Gjykatë sot duhet të mbahet seancë edhe për procedurën e ndarë në lëndën “Dhunë në Qendër” për të akuzuarin e shtatë Dimçe Kërstev.

Përveç tij në këtë lëndë të akuzuar janë edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski, ish-këshilltarja e VMRO-DPMNE-së, Daniella Rangelovska dhe edhe tteë persona të tjerë.