Seanca të shtatë komisioneve kuvendore

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë të Veriut sot seanca do të mbajnë komisionet për çështje evropiane, për politikë të jashtme, financim dhe buxhet, për arsim, shkencë dhe sport, shëndetësi, sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive dhe Komisioni ligjdhënës-juridik.

Marketing

Pika e vetme në rend dite të Komisionit kuvendor për çështje evropiane është Propozim-ligji për efikasitet energjetik, në lexim të parë.

Propozim-buxheti i Republikës së Maqedonisë Veriore për vitin 2020, në lexim të dytë, është pika e vetme në të cilën debatojnë anëtarët e Komisionit kuvendor për financim dhe buxhet.

Në rend dite të seancës së Komisionit kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive janë më shumë ligje, mes të cilëve edhe Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për emrin personal, ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për letërnjoftimet dhe Ligji për pasaportat e shtetasve të Maqedonisë së Veriut, të gjitha në lexim të parë.

Anëtarët e Komisionit do t’i shqyrtojnë edhe Raportin vjetor për punën e Këshillit shtetëror për parandalimin e delikuencës së fëmijëve dhe për gjendjen në fushën e të drejtave të fëmijëve dhe delikuencën e fëmijëve në vitin 2018 dhe Formimin e grupit punues për përforcimin, avancimin dhe përmirësimin e bashkëpunimit mes Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të Veriut dhe Avokatit të Popullit.

Në rend dite të Komisionit kuvendor për arsim, shkencë dhe sport janë edhe Propozim-ligji për pjesëmarrjen e të rinjve dhe politikat e rinjve, në lexim të parë, i parashtruar prej një grupi deputetësh dhe propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për parandalimin e dhunës dhe sjelljes së pahijshme në ngjarje sportive në lexim të parë.

Anëtarët e Komisionit kuvendor për politikë të jashtme do të duhet të prononcohen për më shumë propozim-ligje për ratifikimin e marrëveshjeve, mes të cilëve është edhe Propozim ligji për ratifikimin e Marrëveshjes mes Qeverisë të Republikës së Maqedonisë Veriore dhe Qeverisë së Republikës të Serbisë për njohje të ndërsjellë të lejeve për operator të autorizuar ekonomik – mbrojtje dhe siguri (OEOC).

Në rend dite të Komisionit kuvendor ligjdhënës-juridik janë më shumë propozim ligje në lexim të parë. Anëtarët e këtij komisioni do të diskutojnë për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për ndjekjen e komunikimeve, Ligjit për siguri në komunikacion rrugor, Ligjin për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike, Ligjit për të huaj…

Komisioni i shëndetësisë do të mbajë dy seanca,seancën e 15-të dhe 30-të. Në rend dite të seancës së 15-të është Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim shëndetësor, në lexim të dytë. Në seancën e 30-të do të shqyrtohet Propozim-vendimi për mbajtjen e debatit mbikëqyrës me temë “Sistemi i imunizimit të popullsi nga momenti i blerjes, transportit, deponimit dhe implikimit në institucionet e shëndetit publik. .

Marketing