Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot në orën 16:00 do të mbajë seancë të jashtëzakonshme ku në rend dite pika e vetme do të jetë “propozimi për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë në drejtim të ndryshimit dhe plotësimit të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.

Deri tani ende nuk dihet se a ka siguruar Qeveria dy të tretën e shumicës në Kuvend për ndryshime kushtetuese me qëllim të aplikimit të Marrëveshjes së Prespës.

Ndryshe, nëse deri të premten ndryshimet kushtetuese nuk kalojnë në Kuvend, atëherë ka shumë gjasa që të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Artikulli paraprakËshtë siguruar shumicë për ndryshime kushtetuese, ja kush e thotë (FOTO)
Artikulli tjetërTë punësuarit në Telekom organizuan aksion ekologjik për Park të pastër të qytetit