Seancë e Kuvendit, do të debatohet për huanë për autostradën Kërçovë – Ohër

Kuvendi sot duhet ta mbajë seancën e 116-të në rend dite të së cilës, mes tjerash, është Propozim ligji për garancinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut në detyrimet rreth Marrëveshjes për hua për financim shtesë për Projektin për ndërtim të autostradës – aksi Kërçovë – Ohër, që do të ndodh mes Eksport-import bankës së Kinës dhe Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, me procedurë të shkurtuar.

Marketing

Deputetët do të debatojnë edhe rreth Propozim ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural, me procedurë të shkurtuar, Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për ndërtim me procedurë të shkurtuar, Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për financim të njësiteve të pushtetit lokal, me procedurë të shkurtuar, si dhe Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për sport, me procedurë të shkurtuar.

Në këtë seancë janë edhe Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për nëpunës administrativë, me procedurë të shkurtuar, Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për të punësuar në sektorin publik, me procedurë të shkurtuar, si dhe Propozim ligji për emërim të Ligjit për menaxhim elektronik dhe shërbime elektronike, me procedurë të shkurtuar.

Në kuadër të kësaj seance janë edhe Propozim ligji për të drejtat e komuniteteve, të cilët janë më pak se 20 për qind nga popullata në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në lexim të parë, si dhe Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, gjithashtu në lexim të parë.

Marketing