Seancë e re për rastin “Dhuna në Qendër”

Në Gjykatën Penale për sot është caktuar seancë e re për rastin “Dhuna në Qendër” në të cilin të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, ish-këshilltarja e VMRO-DPMNE-së, Daniella Rangellova dhe edhe nëntë persona tjerë.

Marketing

Në seancat e kaluara për këtë lëndë janë marr në pyetje tre ish-këshilltarë në komunën Qendër, nga radhët e LSDM-së. Ata dëshmuan se më 10 qershor të vitit 2013 kishte turmë të organizuar të qytetarëve të cilët shanin dhe
përdornin fjalë të pahijshme.

Dëshmitarët theksuan se në mesin e pikave të ditës së seancës së pestë të Këshillit të Komunës Qendër nuk kishte pikë për rrënimin e kishës “Shën Konstantini dhe Elena”.

Në seancat paraprake për këtë lëndë, fajin e pranuan i akuzuari i katërt Tomisllav Llazarov dhe i akuzuari i pestë Jordan Ristevski dhe u dënuan me kusht. Për të akuzuarin e shtatë Dimçe Kërstev, po zhvillohet procedurë e ndarë.

Të akuzuarit akuzohen për inkurajim të dhunës që ndodhi gjatë protestave para komunës Qendër në qershor të vitit 2013

Marketing