Seancë e re për rastin “Monstra”

Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup për sot është caktuar seancë e re për vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smillkovës, më 12 prill të vitit 2012 i njohur si rasti “Monstra”.

Marketing

Rasti gjendet në procedurë dëshmuese dhe lexohen mbi 133.000 SMSM- porosi dhe transkripte tjera, të propozuara si prova shtesë nga Prokuroria.

Procesin gjyqësor e udhëheq gjykatësi Ognen Stavrov, ndërsa përfaqësues të aktakuzës janë Fatime Fetai dhe Gavril Bubevski.

Për vrasjen e pesëfishtë te Liqeni i Smilkovës më 12 prillit të vitit 2012, kur u vanë djemtë Kire Triçkovski, Filip Slavkovski, Cvetanço Atkovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, me burgim të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim Ismailoviq, Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Haki Aziri dhe Sami Luta.

Gjykata Supreme në dhjetor të vitit 2017 i shfuqizoi aktvendimet, i liroi nga paraburgimi të dënuarit Agim Ismailoviq, Haki Azirin, Sami Lutën dhe Fejzi Azirin dhe u caktoi masë kujdesi. Pas shfuqizimit të aktvendimeve, rastin “Monstra” e mori PSP-ja dhe lënda është kthyer sërish në gjykim.