Në seancën e sotme për rastin “Monstra” të PSP-së do të dëgjohet dëshmitari i mbrojtur.

Në seancën paraprake, që ishte shtyer për shkak të mungesës së kushteve teknike për dëgjim të dëshmitarit, gjykata theksoi se për sot do të sigurohen kushte me të cilat do të fshihet identiteti i dëshmitarit të mbrojtur, siç e parasheh ligji, ndërsa në seancë do të mund të marrë pjesë edhe publiku.

Rasti “Monstra” është i hapur për vrasjen e pesëfishtë afër Liqenit të Smillkovës, të kryer më 12 prill të vitit 2012, kur u vranë të rinjtë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, ndërsa në procedurë të parë, me burg të përjetshëm dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailloviq, Ezim dhe haki Aziri, dhe Smai Luta.

Gjykata supreme në dhjetor të vitit të kaluar i hoqi aktvendimet, i liroi nga paraburgimi të dënuarit Agim Ismailloviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri dhe u caktoi masë kujdesi. për gjykatën ende janë të pakapshëm Alil Demiri dhe Afrim Ismailloviq, për të cilët janë shpallur fletëarreste ndërkombëtare.