Seancë publike e KSHZ-së

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot do të mbajë seancë publike në të cilën, siç është paralajmëruar, duhet të shqyrtohen dhe miratohen procedura dhe rregullore për mënyrën dhe procedurën për parashtrimin, pranimin dhe vërtetimin e listave të kandidatëve, për veprim mbi ankesat nga shërbimi profesional i KSHZ-së dhe për monitorimin e zgjedhjeve dhe procedurës zgjedhore.

Marketing

Në rend dite, gjithashtu, do të gjenden edhe informacione për pagesat e kryera sipas obligimeve gjatë referendumit edhe atë raporti preliminar sipas obligimeve për zbatimin e Referendumit 2018 dhe administratës zgjedhore dhe trupat ndihmës të cilët nuk kanë marrë kompensim për zgjedhjet e zbatuara në vitin 2016 dhe 2017.

Në seancë, siç informojnë nga KSHZ-ja, do të shqyrtohet edhe propozim programi për edukimin e obligueshëm të komisioneve zgjedhore komunale, këshillave zgjedhorë për votim në Republikën e Maqedonisë dhe këshillat zgjedhorë për votim jashtë vendit.

Marketing