Sebastian Kurz fitues i zgjedhjeve në Austri

Me 37% të votave, Sebastian Kurz ka fituar zgjedhjet e parakohshme në Austri. Kështu ai përsëri ka shansat më të mira për rikthim në pozitën e Kancelarit të Austrisë vetëm katër muaj pasi që kishte lëshuar këtë pozitë.

Marketing

33 vjeçari, që i takon të djathtës në Austri, kishte rrëzuar vetë qeverinë e kaluar pasi që dy zyrtarë të atij ekzekutivi, që i takonin partisë tjetër në koalicion me Kurzin, ishin zënë në një skandal të njohur tanimë me emrin Ibizagate.
Partia në fjalë e së djathtës ekstreme, FPO, ka humbur 10% të votave nga zgjedhjet e kaluara duke marrë kësaj radhe vetëm 16% të totalit të votave.

Kurzit tani i duhet të gjejë parti tjera për një koalicion në mënyrë që të krijojë qeverinë e re.
Socialdemokratët kanë marrë 22% të votave, ndërsa Të Gjelbërit kanë marrë 13.5% të votave, një rritje e konsiderueshme nga vetëm 4% sa kishin pasur në mandatin e kaluar.

Marketing