Sedloski: Kërkojmë rezultat pozitiv

Është mbajtur konferenca e parë për shtyp para ndeshjes së nesërme mes FC Shkupit dhe CD Santa Clara.
Para gazetarëve, folën kryetrajneri Goce Sedlloski dhe kapiteni i klubit, Fatih Ismaili.
Që të dy, u shprehën se janë përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje dhe besojnë në rezultat pozitiv.

Marketing

Kryetrajneri Sedlloski, thotë se duhet të jemi serioz dhe të kujdesshëm kundër kundërshtarit tonë shumë cilësor, Santa Clara.

“Duhet të durojmë, të tregohemi të zgjuar dhe ta luajmë një lojë të mirë, që ti gëzojmë tifozët tanë me një fitore.
Para nesh kemi një kundërshtar mjaft të fortë, luajnë futboll të shpejtë, agresiv dhe sulmues, por sigurisht që edhe ne kemi shumë për të treguar në ndeshjen e nesërme.
Ne e kemi analizuar ekipin kundërshtar Santa Clara. Ata kanë lojtarë të shkëlqyeshëm në ekip, por rezultati do të varet nga loja jonë”, thotë kryetrajneri, Goce Sedlloski.

“Jemi përgatitur maksimalisht për ndeshjen e nesërme. Luajmë kundër një ekipi mjaft të mirë siç është Santa Clara. Po e them edhe një herë, që edhe ne jemi mjaft të përgatitur dhe besojmë që nesër duke e dhënë maksimumin, të dalim me rezultat pozitiv dhe ti gëzojmë tifozët tanë”, thotë kapiteni Ismaili.

Ndeshja e parë, e raundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës së UEFA-s, FC Shkupi – CD Santa Clara, do të luhet nesër në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, me fillim nga ora 20:00.

Marketing