Sejdini: Do të vazhdoj të bëjë më të mirën për futbollin në vendin tonë

Kovid-19 vuri nën hije festën rreth suksesit më të madhe të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut e cila arriti që të kualifikohet në kampionatin evropian, ngjarje kjo e cila vlerësohet si suksesi më i madh i sportit në Maqedoninë e Veriut. Lidhur me këtë njeriu i parë i Federatës së Futbollit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (FFM) thot se megjithatë KOvid-19 e bëri të vetën dhe atë jo vetëm në vendin tonë, por edhe në gjithë botën. Megjithatë ai me shumë modesti tha se edhe më tutje do të vazhdoj për të bërë më të mirën për sportin, gjegjësisht futbollin në vendin tonë.

Marketing

Kovidi gjithsesi se bëri punën e vete, jo vetëm këtu në Maqedoni por në gjithë botën. Megjithatë unë do të kisha dashur që të filloj këtë emision me fjalët e Didier Deschamps kur u përzgjodh si seleksionuesi më i mirë në botë pasi fitoi kampionatin botëror në Rusi, dhe falënderoi presidentin e Federatës së Francës që i dha mundësinë për tu shprehur dhe për të thënë se unë jam më i miri në botë. Kështu që edhe unë dua të falënderoj delegatët që më dhanë besimin për të bërë më të mirën për futbollin këtu në Maqedoni”, deklaroi për Programi 200, kryetari i FFM-së, Muhamet Sejdini.

Marketing