Sekretari amerikan i mbrojtjes vjen në Shkup: Moska do të përzihet për referendumin!

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Xhejms Matis paralajmëroi se javën tjetër do të vizitoj Shkupin, për të shprehur mbështetjen për referendumin e ardhshëm për emrin, por edhe për shqetësimet për shkak të mundësisë së përzierjes së Moskës në këtë proces.

Marketing

“Do të shkojë të vizitojë miqtë tanë maqedonas dhe qartë tia bëjë me dije se SHBA i mbështesin ata”, theksoi Matis në një konferencë me gazetarët në Pentagon.

Ai tha se është i shqetësuar se Rusia mund të tentojë për tu përzier në procesin e referendumit.

“Nëse keni votime, Moska do të përzihet. Unë jam i shqetësuar për këtë. Përzierje të tillë ka praktikuar nga Estonia e deri në SHBA, nga Ukraina e tani deri në Maqedoni”, theksoi sekretari amerikan i mbrojtjes.

Matis është zyrtari i lartë i dytë që këtë javë vjen në Maqedoni për të mbështetur referendumin. Nesër në Shkup pritet të mbërrijë ndihmës sekretari amerikan për Evropë dhe Euroazi, Ves Mitchel, për të shprehur mbështetjen amerikane.