Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Xhejms Matis sot në mëngjes arriti në Aeroportin ndërkombëtar “Shkupi”.
Ai u prit nga Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska ku më pas u nis për në Qeveri në takim me

Kryeministrin Zoran Zaev. Pas takimit është paraparë deklaratë e përbashkët për mediat.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Xhejms Matis javën e kaluar paralajmëroi se do ta vizitojë Maqedoninë që të shprehë mbështetje të qartë për referendumin e ardhshëm për çështjen e emrin, por edhe shqetësimin për shkak të involvimit të mundshëm të Moskës në proces.

“Do të shkoj t’i vizitoj miqtë tanë të Maqedonisë dhe do ta bëj të qartë se SHBA-ja e mbështet popullin e Maqedonisë”, tha Matis në një deklaratë për gazetarët në PentagonMatis theksoi se është i brengosur se Rusia mund të tentojë të përzihet në procesin e referendumit në Maqedoni.

“Nëse keni votim, Moska do të përzihet. Unë jam i shqetësuar për këtë. Përzierja të tillë Rusia ka praktikuar nga Estonia e deri në SHBA, nga Ukraina dhe tani deri në Maqedoni, gjithmonë i përshtatet situatës konkrete”, tha ai.

Për herë të parë në 14 vitet e fundit një sekretar amerikan i Mbrojtjes ndodhet për vizitë në Maqedoni.

“Të hënën për vizitë na vjen njeriu i parë i Pentagonit, njeriu i parë i armatës më të fuqishme në botë, Xhejms Matis, që ndodh për herë të parë në 14 vitet e fundit. Harruam se si duket vizita e ndonjë ministri apo sekretari të Mbrojtjes të SHBA-së, edhe pse ky shtet është partner i yni strategjik politik dhe ushtarak. Kjo tregon se sa i madh është interesi për ne dhe mbështetja për atë që ne e kemi realizuar vitin e fundit”, deklaroi pardje ministrja Shekerinska.

Американскиот секретар за одбрана Џејмс Матис пристигна во Македонија

Publiée par MИА.mk sur Dimanche 16 septembre 2018