Sekretari Aziri ndoqi nga afër rrjedhën e audicionit të Ansamblit Shtetëror të këngëve dhe valleve popullore shqiptare (Foto)

Sot (21.06), sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.Valmir
Aziri ka ndjekur nga afër rrjedhën e audicionit të Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore
Shqiptare të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Audicionet mbahen në Qendrën për Kulturë në Tetovë për shkak të kushteve më të mira që ofron ky
institucion(sallën e madhe, dy sallat ndihmëse, zërimin, ndriçimin, instrumentet etj.).
Përzgjedhja e kandidatëve do të jetë ekskluzive e komisionit të përbërë prej tre përfaqësuesëve të
Minsitrisë së Kulturës siç janë: Blerim Grubi – profesor, Martin Vuqiq – drejtor i Ansamblit “Tanec”, dhe
Mazllum Osmani – drejtor i Pallatit Kulturës, Kërçovë. Gjithashtu, pjesë e komisionit janë edhe anëtarë
të tjerë të përzgjedhur nga vet drejtori i Ansamblit, z.Jeton Pustina si: Valton Beqiri – profesor, Ylber
Arsllanaj – drejtor i Ansmablit “Shota”, Zeqir Sulkuqi – profesor, Dilaver Kryeziu – profesor si dhe Artan
Ibershimaj – profesor.
Në këtë audicion do të zgjedhen valltarët, këngëtarët dhe instrumentistët të cilët denjësisht do ta
promovojnë kulturën e traditën shqiptare në vend dhe në botë.
Provat e para të Ansamblit pritet të fillojnë në muajin korrik në Shtëpinë e Armatës në Shkup ku do të
jetë edhe baza e saj.

Marketing

Marketing