Sekretari Aziri takoi kryetarin e komunës së Ulqinit z. Loro Nrekiq

Sot (25.06), sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.Valmir
Aziri u prit në takim nga kryetari i komunës së Ulqinit, z.Loro Nrekiq.
Në takim u bisedua për thellimin e bashkëpunimit mes komunës së Ulqinit dhe Ministrisë së Kulturës të
Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku sekretari Aziri e njoftoi z.Nrekiq për themelimin e Ansamblit
shtetëror të këngëve dhe valleve popullore shqiptare në RMV si dhe për aktivtetet e ndryshme që
organizohen nga ana e Ministrisë së Kulturës, gjithashtu edhe kryetari Nrekiq e njoftoi sekretarin Aziri
për aktivtetet e ndryshme kulturore që organizohen në komunën e Ulqinit siç janë Panairi i Librit,
Kolonia Artisike dhe shumë aktivitete tjera.

Gjatë takimit, që të dyja palët erdhën në përfundim që në të ardhmen duhet të shfrytëzohen të gjitha
mundësitë e bashkëpunimit mes komunës së Ulqinit dhe Ministrisë së Kulturës, duke përfshirë kështu
edhe komunat shqiptare të Republikës së Maqedonisë së Veriut si komunën e Çairit, Gostivarit, Tetovës
dhe të tjera.

Si përfundim, sekretari Aziri dhe kryetari Nrekiq arritën marrëveshje për të inicuar Koloni Artistike nga
Unioni i komunave shqiptare duke u nisur nga Shkupi, Tirana, Prishtina, Ulqini, Tetova e Presheva.
Poashtu, u arrit marrëveshje që botuesit shqiptarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut të marrin
ftesë nga komuna e Ulqinit për të qenë pjesë e panairit tradicional i cili tash e 20 vite mbahet në këtë
komunë.

Gjithashtu, sekretari Aziri gjatë qëndrimit dy ditorë në Mal të Zi realizoi takime pune edhe me ministrin e
Kulturës të Malit të Zi, z. Aleksandar Bogdanoviq si dhe ministrin e Kulturës të Sllovenisë, z. Zoran Pozniç
me të cilët u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës të Republikës së
Maqedonisë së Veriut.