Sekretari Aziri, takon producentët e festivalit ‘Shkupi Up Fest’ Besfort Dulatahu dhe Visar Etemi

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.Valmir Aziri pati takim me producentët e festivalit Shkupi Up Fest, Besfort Dulatahu dhe Visar Etemi.

Marketing

Në takim biseduan rreth organizimit të festivalit Shkupi Up Fest i cili ka një mbështetje të madhe nga publiku shqiptarë dhe jo vetëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut po edhe në vendet e rajonit si Shqipëria dhe Kosova dhe festival i cili ofron aktorët më të mirë të komedisë nga këto vende.

Ata poashtu, falemenderuan sekretarin Aziri për mbështetjen e dhënë jo vetëm sa i përket festivalit Shkupi Up Fest por në përgjithësi kulturës shqiptare në vendin tonë dhe gjithashtu u dakorduan që në të ardhmen të kontribuojnë në organizimin e një festivali edhe më madhështorë ku të gjithë aktorët e skenës shqiptare do të marrin vëmendjen e merituar nga publiku i Shkupit dhe më gjërë.

Marketing