Sekretari Shtetëror i SHBA-së, Filip Riker të hënën për vizitë në Shkup

Ambasadori i mëparshëm i SHBA-ve në vend Filip Riker, tani ndihmës sekretar shtetëror për Evropën Juglindore në Departamentin Shtetëror, vjen të hënën në Shkup, shkruan Nezavisen.

Marketing

Kjo është vizita e tij e parë në rajon pas paralajmërimit se do të emërohet në pozitën e sekretarit shtetërorë për Evropën dhe Euro Azinë, nga e cila pozitë u tërhoq në fillim të vitit eksperti, Ves Miçel.

Në kuadër të qëndrimit të tij është paraparë takim me kryeministrin Zoran Zaev dhe me anëtarë të tjerë të Qeverisë.