Sekretari shtetëror nga Ministria e Bujqësisë Nefruz Çeliku,vizit pune në Komunën e Likovës

Sot në Komunën e Likovës për vizit ishte Sekretarin shtetëror nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave z. Nefruz Çeliku, zavendës drejtori i Agjensionit për Përkrahje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillimin Rural z. AbdulSelam Selami dhe drejtorin i Ndërmarrjes Publike për Ekonomizim me Kullotat z. Lulzim Fejzullahi të cilët realizuan një takim pune me kryetarin e Komunës së Likovës z. Erkan Arifi.

Marketing

Në takim u bisedua për bashkpunimin ndërmjet institucioneve dhe mundësitë që i ofron Agjensioni për Përkrahje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillimin Rural, gjegjësisht IPARD fondet e Bashkimit Europian. Theks i veçant iu dha aplikimeve që i ka bërë Komuna e Likovës, gjatë shpalljes së IPARD Programës.

Sekretarin shtetëror z. Çeliku dhe zavendës drejtori i Agjencionit u njoftuan me detalisht me rrjedhën e punës së Komunë si dhe me mundësit që Likova si Komunë mundet ti shfrytëzon nga Programi IPARD. Ndërsa Kryetari i Komuës i njoftoj të pranishmit se të gjitha aplikimet janë të kompletuar dhe ju janë përmbajt plotësisht kushteve sa i përket dokumentacionit teknik të nevojshëm dhe kushteve të kërkuara nga shpallja. Pritet që në të ardhme të rritet bashkëpunimi midis institucioneve relevante.

Marketing