Sekretariati për Çështje Evropiane përgatit plan të ri reformues

Sekretariati për Çështje Evropiane i kryesuar nga Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane dhe Negociator Kryesor-Politik dhe shef i Delegacionit për negociata me Bashkimin Evropian, Bujar Osmani, tani më për të dytën ditë me radhë punon në përgatitjen e planit të ri reformues për euro- integrime.

Marketing

Siç ishte paraparë në vetë fillimin e Konferencës, SÇE-ja në mënyrë aktive përgatit agjendën e re reformuese për periudhën që pason.

Në kumtesë thuhet se perspektivat e reja, në procesin e integrimeve evropiane para vendit përmes iniciativave të shumta të vendeve- anëtare të Unionit për mbështetje, dhanë impuls pozitiv në proces. Samitet e BE-së që do të mbahen në mars dhe maj vitin e ardhshëm janë motivim shtesë për vazhdimin e realizimit të reformave evropiane, sepse qëllimi i tyre është që të korrigjohet mossuksesi i Unionit për arritjen e konsensusit për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut në samitin e tetorit të këtij viti.

Momentumi reformues i cili u mbajt deri më tani nuk duhet të ngecë, në veçanti në këtë periudhë të mbështetjes dhe iniciativave të fuqishme nga vendet mbështetëse në vetë Unionin për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, dhe njëkohësisht edhe periudhë që jemi në prag të vendosjes së një metodologjie të re për kryesimin e negociatave me BE-në, thuhet në fund të kumtesës.