Sekretariati për Marrëveshjen e Ohrit do të shndërrohet në ministri

Pas 18 viteve a do të mbyllet dikasteri qeveritar që përkujdesej për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, të arritur në vitin 2001.

Marketing

Burime të larta qeveritare kanë deklaruar për Gazetën Lajm se në janar ky dikaster i emërtuar si sekretariati për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit do të ndërpritet dhe në vend të tij do të formohet ministri e veçantë e cila do të quhet Ministri për sistem politik dhe multikulturë. Kjo do të ndodhë me rastin e rikonstruimit të parë të qeverisë.

Të njëjtat burime kanë thënë se shkak për shkarkimin e ministrave Adnan Qahil dhe Aksel Ahmedovski ka qenë kërkesa e kryetarëve të partive të tyre, Enes Ibrahimi dhe Samka Ibraimovski.

Marketing