Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë APELON

Pas zjarreve në disa vende në Kumanovë, Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë ka dalë me apel tek qytetarët, e në veçanti tek fermerët që të mos i djegin hapësirat fushore, kjo me qëllim që të parandalohen zjarret dhe zjarrëvëniet e qëllimshme.
Policia ka theksuar se me djegien e hamulloreve po rrezikohet jeta e njerëzve, po rrezikohet pasuria e tjerëve, objektet e banimit, objektet ekonomike, si dhe djegia e pyjeve

Marketing

“Po ashtu me djegien e hamulloreve po shkaktohet edhe ndotja e ambientit, andaj apelohet për mos djegie dhe shkaktim të zjarreve, pasi nga zjarre të vogla po shkaktohen vatra të zjarreve, në të kundërtën policia do të ndërmerr masa ligjore ndaj atyre që shkaktojnë zjarre“

Zjarr vënia është vepër penale!