Sekuestohen mbi 1,300 fishekzjarrë dhe mjete piroteknike

Policia e Tetovës gjatë ditës së djeshme ka arritur të sekuestron 1,300 fishekzjarrë dhe lloje tjera të mjeteve piroteknike, transmeton Portalb.mk.

Marketing

“Në rrugët “Marshall Tito” dhe “Ilindenska” në Tetovë, nëpunësit policor të SPB-së Tetovë kanë gjetur edhe nga personi F.A.(32) i fshatit Larcë të Tetovës 200 fishekzjarrë. Nga tetovari 54 vjeçar N.A. kanë marrë 600 fishekzjarrë. Rreth orës 12 në një tezgë të improvizuar në afërsi të tregut të gjelbër të Tetovës janë gjetur dhe marrë rreth 500 pjesë mjete të ndryshme piroteknike, më së shumti fishekzjarrë”, deklarojnë nga SPB-Tetovë.

Më 20 dhjetor ishte zbuluar një person me mbi 1.000 fishekzjarrë dhe mjete piroteknike se si i shet rreth tregut të gjelbër.

Dënimet për shitjen dhe aktivizimin e mjeteve dhe materialeve piroteknike dënohet me gjoba nga 200 euro deri në 500 euro.

Marketing