Sekuestrohen 45 artefakte historike në jug të Turqisë

Të paktën 45 objekte historike u sekuestruan sot dhe një i dyshuar u ndalua për kontrabandë në provincën Kahramanmaras në jug të Turqisë, njoftuan zyrtarët e sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komanda provinciale e xhandarmërisë mori një njoftim se një i dyshuar po skanonte tokën me detektor në një lagje.

Gjatë operacionit për kapjen e të dyshuarit, pjesëtarët e sigurimit sekuestruan gjithashtu 37 monedha, dy maja shigjete, një unazë si dhe pesë objekte të tjera me vlerë historike.

Marketing

Ndërsa i dyshuari, i identifikuar nga inicialet F.Y., u dërgua në Departamentin e policisë pas një kontrolli shëndetësor, ndërkaq artefaktet do të dërgohen në Drejtorinë e Muzeut në Kahramanmaras.



.. .

Marketing