Sekuestrohet “Bentley” i Morena Tarakut

Policia e Kosovës e ka sekuestruar veturën e këngëtares Morena Taraku.
Vetura e tipit “Bentley” në vlerë prej 250 mijë eurove, është raportuar e vjedhur në Gjermani.

Marketing

Për këtë rast janë të informuar autoritetet në Gjermani, Interpoli dhe Policia e Kosovës, shkruan gazeta Sinjali.
Ajo është sekuestruar në periferi të Prishtinës.

Vetura luksoze të cilën këngëtarja e ka deklaruar si të re, kishte 2 mijë e 194 kilometra të kaluara dhe regjistrim të rregullt në Gjermani të bërë më datë 22.07.2019, shkruan Sinjali.

Marketing