Qytetarët shqiptarë vazhdimisht janë mësuar të dëgjojnë deklarata bombastike nga opozita shqiptare, respektivisht Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, lidhur me ndryshime të mëdha kushtetuese, zbatimin e ligjit për Gjuhën shqipe etj. Mirëpo, janë vetë deputetët e partisë së Zijadin Selës dhe Afrim Gashit që në praktikë nuk e zbatojnë gjuhën shqipe, të cilët sot kanë dorëzuar në Kuvend, amandamente vetëm në gjuhën maqedone, informon ilirianews.mk

Deputetët e opozitës shqiptarë përpos mos-zbatimit të gjuhës shqipe, janë bërë edhe gaz i botës duke iu bashkangjitur turpit të opozitës maqedone, VMRO-DPMNE-së dhe LEVICA-s së Apasievit, të cilët kanë dorëzuar amandamente qësharake dhe të turpshme, ku mund t’i lexoni dhe vlerësoni nga fotografitë mëposhtë.

Bazuar në këto veprime, siç duket tani po ekziston njëbashkëpunim, fatkeqësisht i shkëlqyeshëm dhe në mes VMRO-së, ASH-së, AA-së dhe LEVICA-s, Mickovski-Sela-Gashi dhe Apasiev, me qëllim të pengimit të punës së Kuvendit.