Sela dhe Taravari vizituan të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe sekretari i përgjithshëm Arben Taravari vizituan sot të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, ku u shoqëruan edhe nga disa mjekë nga Departamenti i Shëndetësisë pranë ASH-së.

Marketing

Sela shprehi ngushëllimet e tij për viktimat nga tërmeti dhe gjithashtu vizitoi familjet të cilët kanë mbetur pa strehë.
Nga Aleanca për Shqiptarët njoftojnë se Departamenti i Shëndetësisë nga ASH-ja disa ditë është duke qëndruar pranë të prekurve nga tërmeti. Gjithashtu dhe FRASH ka marrë aksion humanitar për grumbullimin e ndihmave të nevojshme. .