Sela e Abduramani thellojnë bashkëpunimin për zbatimin e Ligjit të Gjuhëve

Drejtori i Agjencisë së Rezervave Shtetërore vizitoi Agjencinë për Zbatimin e Gjuhës.

Resi Abduramani, drejtori i Agjencisë së Rezervave Shtetërore (ARSH), vizitoi Agjencinë për Zbatimin e Gjuhës (AZGJ), ku u prit nga drejtori i saj, Ylber Sela.

Në takim, Abduramani njoftoi rreth mbarëvajtjes së zbatimit të obligimeve që burojnë nga Ligji i Përdorimit të Gjuhëve, respektivisht fazën e parë të zbatimit të Ligjit.

Në anën tjetër, drejtori Sela e informoi për punën, sfidat dhe pengesat me të cilat përballet AZGJ-ja, duke ofruar sqarime për dilemat e shtuara nga bashkëbiseduesi në lidhje me zbatimin e Ligjit.

Palët u dakorduan të thellojnë bashkëpunimin në drejtim të zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve, sidomos në fazën e dytë.

evn