Sela e pranon: Nuk fitohet BDI-ja, e lut Kasamin ta marrin edhe Menduh Thaçin në koalicion

Dje në Shkup, ashtu siç raportuan mediat janë takuar kreu i ASH-së, Ziadin Sela dhe kreu i BESËS, Bilall Kasami. Informacionet për këtë takim e konfirmuan edhe nga dy subjektët politike, ku nënvizuan se është diskutuar për koalicionime të mundshme të zgjedhjeve të 12 prillit.

Marketing

Mbrëmë është paralajmëruar se sot Sela do të takohet edhe me Afrim Gashin e Alternativës për të diskutuar për ndonjë koalicion të mundshëm në zgjedhje. Siç mëson Tetovasot, Sela frigohet se BDI-në nuk mund ta mposht vetëm me Lëvizjen BESA dhe për këtë ai insiston për të marrë në koalicion edhe Alternativën. Ndërsa siç mësohet, Sela ka lutur Kasamin që të bindë edhe Menduh Thaçin që 4 partitë të bëhen bashkë dhe se fitorja më 12 prill të jetë më e madhe dhe më e sigurt përballë BDI-së.

Ndryshe, Sela insiston që në bashkimin e partive opozitare të ketë edhe parti të pushtetit./ts.mk/