Sela: Flamuri, simboli që na ka bashkuar si një komb…

28 Nëntori, festa kombëtare e dyfishtë, Dita e Flamurit dhe e shpalljes së Pavarësisë të Shtetit Shqiptar, është datë historike për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, prandaj të nderuar bashkëkombës, Ju ftoj që këtë Ditë të madhe ta festojmë me dinjitet dhe krenari.

Marketing

Flamuri ynë kuq e zi, me një histori aq të gjatë dhe të lavdishme, e herë herë edhe të dhimbshme, është i vetmi simbol, që na ka bashkuar si një komb, pavarësisht shtrirjes gjeografike, ndasive ideologjike dhe kufijve ndarës mes nesh.

Uroj që Flamuri ynë kombëtar përveç në Shtetin Shqiptar, të përdoret lirshëm dhe i pa cënuar edhe në hapësirat tjera ku jetojnë shqiptarët, pa kufizime, përbuzje dhe urrejtje nga të tjerët.

Uroj që kjo ditë e dy Festave me aq peshë historike për kombin, të jetë moment bashkimi, mirëkuptimi dhe veprimi të përbashkët, për të vazhduar luftën politike në këtë shtet, që si duket, ende nuk e pranon realitetin se pa barazi të plotë mes shqiptarëve dhe maqedonasve, nuk do ketë të ardhme të sigurtë.

Urime të përzemërta e vëllazërore me ketë rast i drejtoj elitës politike të Shqipërisë, Kosovës dhe tërë shqiptarëve, duke u dëshiruar bashkëpunim mes veti për zhvillim dhe ardhmëri të lumtur, sepse vetëm ashtu do realizohej amaneti i atyre burrave që më 28 Nëntor shpallën Pavarësinë e Shqipërisë.

Marketing