Sela, Gashi, Kasami dhe Thaçi varrosën tryezën e përbashkët shqiptare

Ali Ahmeti dhe BDI mbetet fortesa e vetme për qëllimet politike në interesin shqiptarë, në betejën me të tjerët që i ka kundër shkruan Tetovasot. Partitë shqiptare duke refuzuar takimin e thirrur nga Ali Ahmeti e kanë varrosur tryezën e përbashkët shqiptare.

Marketing

Takimi qe thirrur edhe në një ditë që është e rëndësishme për shqiptarët siç është ajo e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit por pala maqedonase e kryesuar nga Zaev dhe Presidenti i vendit Pendarovski në bashkëpunim me partitë shqiptare të opozitës dhe atyre të vogla dhe pa peshë politike,u rreshtuan në anën e interesit maqedonas.

Zaev një ditë më herët pati takime të ndara që neutralizoi tryezën shqiptare për një unitet politik para se të formohej qeveria e re në Maqedoninë e Veriut pas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të mbajtura më 15 Korrik.

Marketing