Sela, Gashi, Thaçi, Kasami, Zaev, Mickovski dhe Pendarovski bashkë kundër një shqiptari për kryeministër

Kryeministri shqiptar u është bërë therë në këmbë të gjithë liderëve maqedonas,por edhe liderëve shqiptar që janë bashkuar të gjithë kundër idesë së Ali Ahmetit për kryeministërin shqiptar.
Kur lideri i BDI-së, Ali Ahmeti thirr në një takim liderët shqiptar, ish kryeministri Zaev dhe presidenti Pendarovksi vazhdojnë intezivisht aksionin e tyre për të bërë të pa mundur që Maqedoninë të udhëheq një shqiptar. Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev sot ka takuar liderin e ASH-së, Ziadin Selën më pas në një restorant ka takuar Afrim Gashin të dy të ndarë për ti coptuar si shqiptar. Ditë më pari edhe Menduh Thaçi pranoi që të qeveris me Zaevin pa kushte vetëm me një drejtor. Nga ana tjetër Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, nesër do tia ndajë mandatin për formimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaevit duke shkelur edhe vetën, pasi ai u shpreh se lideri i cili do të sjell 61 nënshkrime, do tia ndajë mandatin.
Ndryshe, deri tani, asnjë lider maqedonas nuk ka arritur ti grumbullojë 61 deputet, që pas marrjes së mandatit do ti duhet edhe 20 ditë për të formuar qeverinë, nëse Zaev nuk arrinë të formojë qeverinë, mandati i kalon partisë së dytë gjegjësisht VMRO-së.

Marketing
Marketing