Kryetar i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në pres konferencën e sotme tha se Maqedonisë nuk i duhet që zëvendës Kryeministër të për Çështje Evropiane të korruptuar të bisedoj në procesin e skrinungut me BE-në.

“Maqedonia duhet të jetë anëtare e NATO-s dhe e BE-së, kjo është në platformën e Aleancës për Shqiptarët dhe dhe aspiratave të një kombi që ne përfaqësojmë. Ne kemi përshëndetur marrëveshjen me Greqinë por kemi shprehur shqetësimin për dy çështje, me tendencat t’ju imponuar shqiptarëve që në dokumentet e tyre të jenë maqedonas, qytetarë të Maqedonisë Veriore, dhe anashkalimi e futjes në marrëveshje gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare”, tha Ziadin Sela në fjalimin e tij.

Ai shtoi se po e përkrah idenë që të ketë Qeveri teknike 100 ditë para zgjedhjeve që do të mbahen, duke shtuar se Ligji për financimin partive politike do t’i bëj partitë politike më autonome dhe dhe jo të afërta me biznesin por më afër me qytetarin.